Mjedis

Shkencëtarët identifikojnë qytetet bregdetare në mbarë botën që po fundosen

Të paktën 200 milionë njerëz në mbarë botën mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre pasi shkencëtarët zbuluan se qytetet bregdetare po fundosen deri në pesë centimetra në vit.

Studiuesit në Universitetin e Rhode Island analizuan 99 vende, duke zbuluar se shumica po fundosen më shpejt se sa po rritet niveli i detit dhe 34 vende po bien me më shumë se një centimetër në vit.

Ekipi zbuloi katër qytete me në rrezik në Bangladesh, Kinë, Filipine dhe Pakistan.

Gjithashtu me ritme të shpejta po fundosen edhe qytete në Florida, Auckland i Zelandës së Re, Taipei në Tajvan dhe kryeqyteti i Turqisë, Stambolli.

Studimi përdori imazhe satelitore të kontinenteve nga viti 2015 deri në vitin 2020, duke zbuluar se secili kishte të paktën një qytet në fundosje.

Meng Ëei, studiues në Universitetin e Rhode Island dhe një nga autorët e studimit, tha se shumë qytete po e studiojnë rritjen e nivelit të detit, por nuk janë të vetëdijshëm për efektin e ndërlikuar të rrëshqitjes bregdetare.

Ëei thotë se nuk vuri re rrëshqitje në Barcelonë, Spanjë, por zbuloi se aeroporti, porti dhe një zonë banimi po fundosen të gjitha më shpejt se rritja e nivelit të detit.

Analiza e ekipit synonte gjetjen e përmbytjeve të qyteteve bregdetare, duke u fokusuar në stuhitë, të cilat i shtynë të studiojnë zonat në rajonet e ulëta.

Kjo i bëri ata të zbulonin katër qytete që po fundosen shpejt: Chittagong (Bangladesh), Tianjin (Kinë), Manila (Filipine) dhe Karaçi (Pakistan).

Dhe popullsia e këtyre katër qyteteve është 59 milionë.

“Shkalla maksimale e zhytjes në Tianjin kalon 4 cm/vit, në Chittagong dhe Manila kalon 20 mm/vit dhe në Karaçi kalon 1mm/vit”, thuhet në studimin e publikuar në revistën Geophysical Research Letters.

Shkencëtarët thanë se fundosja po vjen si pasojë e nxjerrjes së tepërt të ujërave nëntokësore, por dhe për shkak të aktivitetit njerëzor.

Ndërsa rezultatet mund të tingëllojnë tronditëse, ka shpresë se disa nga këto qytete do të rikthehen.

Disa pjesë të Kalifornisë po fundoseshin me shpejtësi rreth 60 vjet më parë, por kjo rënie u ndalua përmes ndryshimeve në menaxhimin e ujërave nëntokësore.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë