Shkencë

Shkencëtarët gjetën gjurmë të Covid-19 në laboratorët e Japonisë dhe Kamboxhias

Dy laboratorë në Azi kanë bërë disa zbulime të habitshme. Studiuesit kanë thënë për revistën “Nature” se kanë gjetur prova të Covid-19 në një lloj tjetër lakuriqi nate, provëzat e të cilit janë ruajtur në frigorifer në Kamboxhia. Ndërkohë, një ekip në Japoni ka raportuar zbulimin e një tjetër vend burimi të koronavirusit të gjetur gjithashtu në provëza të ngrira,
Këto viruse janë të parat që janë gjendur jashtë Kinës dhe gati të njëjta me ato që u gjendën në Whuan për herë të parë kur shpërtheu virusi që sot ka paralizuar botën. Dëshmi të forta tregojnë që SARS-CoV-2 e ka origjinën në lakuriqët e natës, por nëse kalon direkt nga lakuriqët e natës tek njerëzit, apo përmes një ndërmjetësi tjetër, kjo është ende mister.
Virusi në Kamboxhia u gjet në dy lakuriqë nate të llojit Shamel (Rhinolophus shameli) të cilat shkencëtarët i kishin kapur në veri të vendit në vitin 2010. Gjenoma e virusit nuk është sekuencuar ende plotësisht, as zbulimi i tij nuk është botuar ende duke i krijuar ekspertëve edhe më shumë vështirësi për të konstatuar prejardhjen e pandemisë.
“Nëse virusi është shumë i lidhur ose madje edhe një paraardhës i virusit që shkaktoi pandeminë, ai mund të sigurojë informacione thelbësore se si SARS-CoV-2, kaloi nga lakuriqët e natës tek njerëzit,” thotë Veasna Duong, një virologe në Institutin Pasteur në Phnom Penh, e cila udhëhoqi kërkimin e provëzave të vjetra në Kamboxhia.
Për të siguruar se gjenet janë të njëjta virusi do të duhet të ketë më shumë se 97% të gjenomës së tij me SARS-CoV-2, që është shumë e afërt.
“Por virusi i ri mund të ketë lidhje më të largët, në këtë rast, studimi i tij do të ndihmojë shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth larmisë në këtë familje lakuriqësh,” thotë Etienne Simon-Loriere, një virolog në Institutin Pasteur në Paris.

Ndërsa rasti tjetër është në Japoni kur provëzat e një lloji tjetër lakuriqi të quajtur Rc-o319 (Rhinolophus cornutus) i kapur në 2013. Sipas ekspertit Edward Holmes, një virolog në Universitetin e Sidneit në Australi, ky virus ndan 81% të gjenomës së tij me SARS-CoV-2,.
Pavarësisht se çfarë zbulon ekipi kamboxhian, të dyja zbulimet janë të rëndësishme, sepse konfirmojnë se viruset e lidhura ngushtë me SARS-CoV-2, janë relativisht të zakonshme në lakuriqët e Rhinolophus, dhe madje edhe në lakuriqët e natës që gjenden jashtë Kinës.
"Kjo është ajo që ne po kërkonim dhe e gjetëm. Ishte emocionuese dhe befasuese në të njëjtën kohë,”thotë Duong.
Origjina e pandemisë.
“Gjetjet tregojnë gjithashtu që të lloje të tjera të lakuriqëve të natës, ende të pa zbuluar mund të ruhen në laborator,” thotë Aaron Irving, një studiues i sëmundjeve infektive në Universitetin Zhejiang në Hangzhou, Kinë, i cili gjithashtu planifikon të testojë mostra të ruajtura të lakuriqëve të natës dhe të tjerë gjitarë për antitrupa kundër SARS-CoV-2.
Virus në Kamboxhia
Ekipi i Duong identifikoi lakuriqët e natës Shamel në Kamboxhia si pjesë e projektit PREDICT të financuar nga qeveria amerikane, i cili vëzhgoi jetën e egër në të gjithë botën për viruse me potencial për të nxitur pandemi ndër vite. Në prill, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar i dha programit një shtesë prej 3 milion dollarësh dhe një kohë shtesë për gjashtë muaj, për të kërkuar prova të SARS-CoV-2 në mostrat e kafshëve kryesisht lakuriqët e natës, si dhe pangolina dhe kafshë të tjera për të cilët shkencëtarët kishin prova në laboratorë në Laos, Malajzi, Nepal, Tajlandë, Vietnam dhe Kamboxhia. Një raport i plotë i këtyre hetimeve pritet në javët në vijim.
Në një analizë të veçantë, ekipi i Kamboxhia vërtetoi se rreth 70% e gjenomës se lakuriqëve të natës kanë ngjashmëri me njëra tjetrën
“Renditja e këtij seksioni do të tregojë nëse ky virus mund të infektojë qelizat njerëzore,” thotë Duong.
Genomet e RaTG13 dhe SARS-CoV-2 ndryshojnë me vetëm 4%, por kjo divergjencë përfaqëson midis 40 dhe 70 vjet të evolucionit që kur ata kishin një paraardhës të përbashkët. Edhe pse me dekada larg, viruset janë mjaft të ngjashëm për të përdorur të njëjtin receptor për të hyrë në qeliza. Studimet e qelizave tregojnë që RaTG13 mund të infektojë njerëzit.
Burimi: Nature/Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë