Nëse keni pasur ndonjëherë nevojë për një justifikim për të ngrënë çokollatë, tani nuk do e keni vështirë.
Studiuesit e kanë quajtur çokollatën e zezë si një pjesë thelbësore të “dietës së tyre të jetëgjatësisë”.
Ekspertët e Universitetit të Kalifornisë Jugore shqyrtuan qindra studime mbi të ushqyerit. Ata kanë zbuluar dietën që “ofron shansin për të jetuae më të shëndetshëm”.
Bishtajoret, drithërat dhe perimet përbëjnë një pjesë thelbësore të kësaj diete. Ndërkohë duhet të eleminohet mishi i kuq, sheqeri dhe drithrat e rafinuara.
Megjithatë, dy akademikët që qëndrojnë pas studimit nuk specifikojnë saktësisht se sa nga ushqimet e caktuara duhet të hanë njerëzit.
Sipas tyre ndjekja e kësaj diete mund ‘të vonojë plakjen’. Gjithashtu, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të lidhura me moshën.
Autori kryesor Valter Longo, një ekspert në shkencën biologjike, argumentoi se “nuk është një kufizim dietik që synon vetëm të shkaktojë humbje peshe”.
“Kjo dietë synon të ngadalësojë plakjen dhe ‘të ndihmojë në shmangien e sëmundjeve”, shtoi Longo.
Longo dhe profesoresha Rozalyn Anderson, nga Universiteti i Wisconsin, publikuan gjetjet e tyre në revistën “Cell”.

Ata ekzaminuan lloje të ndryshme të modeleve të të ushqyerit, duke përfshirë agjërimin me ndërprerje, i cili është i shpeshtë dhe afatshkurtër.
Studiuesit i përputhën këto dieta me të dhënat e jetëgjatësisë nga ata që i ndoqën.
Një dietë ideale, sipas gjetjeve të tyre, do të përfshinte ngrënien e një sasie të moderuar deri në të lartë të karbohidrateve.
Ai gjithashtu do të përfshijë një sasi ‘të ulët por të mjaftueshme’ proteinash kryesisht nga burime me bazë bimore.
Një e treta e të gjitha kalorive duhet të vijnë nga yndyrnat me bazë bimore.
Dieta e jetëgjatësisë gjithashtu rekomandohet të konsumohet me modelin e agjerimit. Pra të konsumohet ushqim një herë në 12 orë.
Studiuesit vunë në dukje se dieta e jetëgjatësisë është e ngjashme me dietat e stilit mesdhetar.
Ekipi tani po planifikon një studim me 500 persona për të studiuar më tej dietën.
Ekspertët shpjeguab se dieta nuk mund t’u rekomandohet të gjithëve. Por nuk mund të rekomandohet për personat mbi 65 vjeç. Sipas ekspertëve ata mund të kenë nevojë për më shumë proteina.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



