Një tjetër variant Covid është gjetur në Francë. Sipas shkencëtarëve lloji i ndryshueshëm ka 46 mutacione që mendohet se e bëjnë atë edhe më rezistent ndaj vaksinave dhe infektive se virusi origjinal.
Ekspertët kanë vërejtur rreth 12 raste deri tani pranë Marsejës, ku pacienti i parë lidhej me një udhëtim në vendin afrikan të Kamerunit. Por ka pak shenja se ai po konkurron variantin dominues Omicron , i cili tani përbën më shumë se 60 për qind të rasteve në Francë.
Varianti i ri u zbulua nga akademikët e “IHU Mediterranee Infection” (qendër për kërkime mbi sëmundjet infektive) më 10 dhjetor, por që atëherë nuk është përhapur me shpejtësi.
Ai ende nuk është parë në vende të tjera ose nuk është emërtuar si një variant nën hetim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Profesor Philippe Colson, i cili drejton institutin tha se me të vërtetë kemi disa raste të këtij varianti të ri në zonën gjeografike të Marsejës.
Varianti është quajtur B.1.640.2 dhe zbulimi i tij u njoftua mes grupeve të mjekëve. Shkencëtarët thonë se prejardhja është gjenetikisht e ndryshme nga B.1.640, e cila mendohet të jetë shfaqur në Republikën Demokratike të Kongos në shtator. Testet tregojnë se varianti mbart mutacionin E484K që mendohet se e bën atë më rezistent ndaj vaksinave. Ai gjithashtu ka mutacionin N501Y – parë për herë të parë në variantin Alpha – që ekspertët besojnë se mund ta bëjë atë më të transmetueshëm.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.