Djali kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha, është shprehur për A2 CNN se ishte i pranishëm në protestë si demokrat.
I pyetur nëse njëlloj si motra e tij Argita ka ambicie që të jetë më aktiv politikisht në PD, Berisha la të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar.
Shkëlez Berisha akuzoi po ashtu drejtësinë që, sipas tij, është e kapur nga politika.
“Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.