Para

Shkëlqimi i Bitcoin po zbehet

Për evangjelistët, Bitcoin është një lloj paraje që i liron qytetarët nga bankat dhe qeveria. Për skeptikët, kriptomonedhat janë mjete të kleptokratëve dhe gangsterëve që dëmtojnë edhe mjedisin nga konsumi i lartë i energjisë.

Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele, propozoi legjitimitetin e Bitcoin në vendin e tij dhe krijimin e një qyteti dedikuar kriptos. Diktatori më modern në botë tha: “Plani është i thjeshtë. Bota po futet në tirani dhe ne po krijojmë një parajsë lirie”.

Por, investimet e vendit në kriptomonedha kanë rënë me 45% të vlerës.

Bitcoin dhe të tjera lloje kriptomonedhash janë futur në një spirale rënie dhe nuk po dalin nga ajo, ndikuar nga largimi i investitorëve drejt aseteve më të sigurta.

Një ditë më parë, kreu i Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde bëri thirrje për rregullim të kriptove, përndryshe do të rezultojnë një mashtrim i madh./The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë