Futboll

Shkëlqeu në ndeshjen e fundit, kërcënohet me jetë Florian Kamberi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, është kërcënuar “Instagram”. Kjo gjë është zbuluar nga gazetar i “Sky Sport News”, Anthony Joseph, i cili ka ndarë në llogarinë e tij të “Twitter”, lajmin se në “Instagramin” e Kamberit, ka mbërritur një mesazh me tekstin: “Mezi pres ditën që do të vdesësh”.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Sky Sport News” ka kontaktuar Instagram për të marrë informacion nëse është marrë ndonjë masë për këtë që ka ndodhur. Dyshohet se mesazhi i tmerrshëm, shqiptarit, i është dërguar nga një tifozi i Celtic, por nuk ka ende konfirmime.

Florian Kamberi ishte një nga lojtarët më aktivë në ndeshjen kundër Celtic, teksa goditi shtyllën dhe iu afrua golit, duke marrë një vlerësim tepër pozitiv, pavarësisht se skuadra e Aberden u mposht me rezultatin 1-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë