Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Në kërkesën e firmosur nga disa deputetë të opozitës, thuhet se Balluku duhet të japë shpjegime në Kuvend për procedurat e prokurimit publik të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë.
Sipas njoftimit të SPAK, më 31 tetor 2025, Balluku u mor e pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



