Ka ndodhur

Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 2 gomone në Zvërnec dhe Palasë

Gazeta Si - Dy gomone janë bllokuar në Zvrënec dhe Palasë, pasi kanë shkelur perimetrin e sigurisë ujore, duke vënë në rrrezik jetët e pushuesve. Shërbimet e policisë kanë ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues në Palasë.

”Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë në plazhin e Palasës, duke bllokuar një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues.”

Për rastin e Zvërnecit, policia ka ndëshkuar me gjobë 100 mijë Lekë të rinj pronarin e gomones.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, ndërhynë dhe në plazhin e Zvërnecit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan pronarin e mjetit lundrues, shtetasin B. F., me masën administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në SPK Triport.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë