Drejtësia

Shkelën lejen e miratuar, shkon çon në gjyq ndërtuesi, kryeinspektori dhe eksperti

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 3 persona, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “ekspertim i rremë”.

Bëhet fjalë për ndërtuesin me iniciale N. Q., i cili ka ndërtuar 77% më shumë nga sa ishte e parashikuar në lejen e përfituar nga Bashkia e Lushnjës.

Së bashku me të për gjykim është dërguar punonjësi i Bashkisë së Lushnjës, E.S., me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, i cili në aktin e ekspertimit ka paraqitur të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar.

Në dosje përfshihet dhe punonjësi i IMT-së, Gj.M., me detyrë kryeinspektor, i cili nuk ka përmbushur detyrën e tij dhe nuk ka referuar rastin e paligjshëm pranë organeve kompetente.

Hetimi për rastin në fjalë ka nisur në vitin 2021 ndërsa objekti, i cili kishte devijuar nga kriteret e lejes së ndërtimit 276.6m², u konstatua në lagjen “Kongresi” në Lushnjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë