Policia italiane në provincën e Ankonës dhe Peskarës ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande italo-shqiptare.Ata ishin ndër furnizuesit kryesor të kësaj zone me lëndë narkotike të lloji marihuanë dhe kanabis.
Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas shqiptarë.Njërin prej tyre që dyshohet të jetë koka e grupit dhe i janë sekuestruar disa llogari bankare, prona dhe ora të kushtueshme.
Akuzat kanë të bëjnë me posedimin dhe shitjen e marihuanës dhe hashashit dhe mund të përmblidhen si më poshtë:
– shitja e përafërsisht 11 kg marijuanë e ndodhur në Camerata Picena më 9 janar 2021;
– shitja e përafërsisht 31 kg marijuanë e ndodhur në Camaiore (LU) më 9 shkurt 2021;
– shitja e afërsisht 3.5 kg marijuanë e ndodhur në Senigallia më 26 shkurt 2021;
– shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Torino më 1 mars 2021;
– Shitja e 10 gramëve marihuanë e ndodhur në Mondolfo më 4 prill 2021;
– shitja e 42 kg marijuanë e ndodhur në Pescara më 21 prill 2021;
– shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Senigallia më 9 maj 2021;
– Shitja e 22 kg marijuanë e ndodhur në provincën e Ankonës më 18 qershor 2021;
– Shitja e 100 gram hashash e cila u zhvillua në Senigallia më 19 qershor 2021.
Droga ishte e destinuar për në Rivierën Marche nga San Benedetto del Tronto në Pesaro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




