Ka ndodhur

Shkatërrohet karteli i drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Policia e Katanias, ka shkatërruar dy grupe kriminale, mes të cilëve shqiptarë, kolumbianë dhe siçilianë, që merreshin me trafikun e drogës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Cocorito”, u arrestuan 13 persona. Banda akuzohet për trafikim dhe tregti të lëndëve narkotike, në sasi të mëdha.

Dy bandat kriminale, me anëtarë shtetas nga Katania, Kolumbia dhe Shqipëria, trafikonin dhe tregtonin sasi të mëdha të lëndëve narkotikëve. Ata kishin arritur të tregtonin në territorin italian një total prej 365 kg marijuanë dhe kokainë.

Hetuesit besojnë se dy bandat funksionin si të ishin një, ndërsa sasitë e mëdha të drogës vinin nga Shqipëria, ndërsa kokaina nga Kolumbia.

Hetimi nisi pasi policia ndaloi një makinë që drejtohej nga një 41 vjeçar, me origjinë nga Sirakuza, pjesë e dy bandave, të cilit iu gjetën rreth 8 kilogramëve marihuanë.

Arrestimet e 13 të dyshuarve janë kryer pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Katanias, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria Anti-Mafia e këtij qarku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë