Ka ndodhur

Shkatërrohet grupi kriminal në Britani/ Sekuestrohet drogë me vlerë 130 milionë paund

Gjatë një megaoperacioni në rang kombëtar policia britanike ka sekuestruar deri në 130 milionë paund bimë kanabisi dhe ka arrestuar pothuajse 1000 njerëz.

Më shumë se 180,000 bimë kanabis u zbuluan në bastisjet në Angli dhe Uells në qershor.

Forcat e policisë konfiskuan gjithashtu 20 armë zjarri, 636,000 puandë para cash dhe 20 kg kokainë, me një vlerë rreth  prej 1 milion paund.

Ky megaoperacion cilësohet si “më i rëndësishmi” i këtij lloji i kryer ndonjëherë nga organet e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 182,422 bimë u sekuestruan, me vlerë rreth 115-130 milion paundë.

Operacioni Mille synoi atë që forcat e rendit besojnë se është një lojë parash për bandat e krimit të organizuar të cilat janë gjithashtu të përfshira në vepra të tjera, si pastrimi i parave, kontrabanda e drogës së klasit A dhe dhuna.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë