Ka ndodhur

Shkatërrohet grupi kriminal i kalimit të paligjshëm të kufirit, 8 në pranga

Nga Gazeta 'Si'- Pas arrestimit të shefit të operacionales në Gjirokastër, si pjesë e një grupi kriminal që falsifikonte dokumente, janë arrestuar dhe 8 anëtarët e kësaj organizate.

Policia bën me dije se këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të  falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.

Gjithashtu, gjatë operacionit të koduar “No chance”, është zbuluar një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar laboratori, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin  për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë