Që herët në mëngjes, një operacion i madh policor i udhëhequr nga Garda Civile dhe me mbështetjen e Policisë Lokale Mataró, Spanjë ka hyrë në një magazinë industriale në rrugën Pablo Iglesias, në zonën industriale Pla d’en Boet, ku kanë sekuestruar më shumë se 3000 bimë marihuanë. Përgjegjësit e plantacionit, dy prej të cilëve janë arrestuar, janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminelësh shqiptarë.
Media spanjolle shkruan se punonjësit e policisë kanë hyrë në magazinë industriale dhe kanë kryer kontrollin. Përveç sekuestrimit të parave dhe materialeve të ndryshme të destinuara për të mirëmbajtur një plantacion marijuanë, deri në 3000 bimë marihuanë janë marrë në një kamion që do të kalonte nëpër dhomën e tharjes për t’u shitur në tregun e zi, ku do të kishin një fitim afër 450.000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



