Futboll

Shkarkohet Stiven Xherrard, më pak se një vit në krye të Aston Vilës

Gazeta Si – Stiven Xherrard largohet nga Aston Vila pas më pak se një viti në detyrën e trajnerit të saj. Klubi nga Birmingemi ka bërë me dije lajmin e shkarkimit me efekt të menjëhershëm të trajnerit pas humbjes 3-0 në fushën e Fulhemit.

Aston Vila ka marrë vetëm 2 fitore në 11 ndeshje të këtij kampionati dhe është vetëm 1 pikë sipër zonës së rënies nga kategoria.

Stiven Xherrard. Gazeta Si, 21 tetor 2022

“Duam ta falënderojmë Stivenin për punën e madhe që ka bërë dhe impenjimin që ka treguar. I urojmë më të mirën në të ardhmen”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit anglez, që tashmë duhet të gjejë një trajner të ri.

Stiven Xherard, para se të merrte drejtimin e Aston Vilës, ka drejtuar Gllasgou Rejnxhërs në Skoci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë