Gazeta Si – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj.
Prokurorit Kasaj i janë gjetur një sërë problematikash lidhur me kriterin e pasurisë.
Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2010-2016 Kasaj rezulton me balancë negative në vlerën e 31 milionë lekëve.
Në seancën dëgjimore më 17 mars, prokurori dha shpjegime për një sërë transaksionesh për të cilat pranoi vetë se ishte treguar “shumë naiv” dhe që ishin “mjaft të vështira për t’u shpjeguar”.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar fillimisht përshtatshmërinë e prokurorit Kasaj për të vazhduar detyrën.
Pas përditësimit të raportit, janë referuar informacione për përfshirjen e tij në korrupsion pasiv dhe për ndikim të paligjshëm në një proces penal.
Prokurori Emror Kasaj u përball me Vetingun me 17 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore.
Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




