Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës do të marrin pjesë në një mbledhje që do të zhvillohet ditën e nesërme(17 shtator) në selinë e Partisë Socialiste.
Burime bëjnë me dije se mbledhja do të nisë në orën 17:00 dhe këshilltarët socialistë janë thirrur për të qenë të pranishëm, me porosinë që pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme.
Zhvillimi i kësaj mbledhjeje vjen gjashtë ditë pasi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, ku njoftoi emrat e kabinetit të ri qeveritar, bëri me dije se do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme edhe për bashkinë e kryeqytetit.
Rama i kërkoi këshillit bashkiak që të niste procedurat për shkarkimin e Erjon Veliajt, i cili mbetet në paraburgim pas nisjes së hetimeve nga SPA.
Shefi i qeverisë po ashtu bëri publike edhe kandidaturën e PS për Tiranën, duke ja besuar këtë betejë ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



