Bota

Shkarkimi i Bayrou, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sebastien Lecornu si kryeministrin e ri të vendit, pas rrëzimit të François Bayrou nga Parlamenti ditën e hënë.

Lecornu, aktualisht Ministër i Mbrojtjes dhe vetëm 39 vjeç, është një nga figurat më të afërta dhe besnike të Macron. Ai konsiderohet një politikan i ri, por me përvojë të konsiderueshme në administratë dhe në skenën politike franceze.

Zgjedhja e tij vjen në një moment delikat për qeverinë franceze, teksa Macron përpiqet të rifitojë stabilitetin pas tronditjeve politike të javëve të fundit.

Sebastien Lecornu zëvendëson François Bayrou, i cili humbi mbështetjen parlamentare pas një mocioni mosbesimi që kaloi në Asamblenë Kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë