Drejtësia

Shkarkimet e Vettingut, KPA rrëzon kërkesat e 13 ish‑magjistratëve për rishikim

Gazeta Si – Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rrëzuar këtë të mërkurë 13 kërkesa për rishikim të paraqitura nga ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për shkarkimet.

Trupat gjykuese të përbërë nga anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë shqyrtuar 14 kërkesat dhe duke vendosur mos pranimin e tyre.

Kështu, janë rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Sipas njoftimit zyrtar vendimet janë marrë në baza të neneve 494 dhe 498 të Kodit të Procedurës Civile me shumicë votash.

Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët kundërshtonin vendimet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që la në fuqi vendimet e KPK-së për shkarkimin e tyre nga detyra, apo që i shkarkoi nga detyra.

Pas Vettingut në drejtësi, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga sistemi, pasi i janë gjetur shkelje të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës, për mos-justifikim të pasurisë apo për ‘pastërtinë’ e figurës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë