Treg

‘Shkallët e strehimit’ kanë vdekur

Në Shqipëri është mëse e dukshme rritja e “tmerrshme “ e çmimit të banesave kundrejt të ardhurave të popullatës. Aftësia për të zotëruar një shtëpi sa vjen e zvogëlohet për të rinjtë , ndërkohë që të moshuarit e kanë të vështirë të rinovojnë të vjetrat. Edhe pse ka një emigracion të lartë, pak lindje dhe një bum ndërtimesh disa herë më të lartë se PBB, numri i familjeve të pastreha nuk ka ndryshuar dhe se cilësia e keqe e banimit është ende e lartë. Gazeta ”Si’ ka sjell herë pas herë shkrime përmes të cilave dëshmohet se ndërtimi i apartamenteve nuk po i shërben strehimit të popullatës, veçanërisht shtresave më në nevojë. Propozimi i këtij shkrimi për t’u lexuar nga “The Economist” u bë enkas për lexuesit si një dritare mundësie për të kuptuar nëse diçka shkon politikisht keq apo jo. Megjithëse flitet për Britaninë lehtësisht gjeni të përbashkëta.

Politikanët dhe agjentët imobiliarë kanë një të përbashkët; të tendosin të vërtetën dhe të fokusohen në detajet e pakëndshme. Ngjashmëria përfundon tek pronësia dhe idea e trilluar e politikave të strehimit.

Nëse pyet një politikan për pronën, do të përmendin “shkallët e strehimit”.

Edhe Rishi Sunak, kryeministri britanik, edhe Sir Keir Starmer, lideri i Laburistëve vazhdojnë t’i thonë votuesve se si do të ndihmojnë të rinjtë për të bërë hapat e parë.

‘Shkalla’ është e rrënjosur thellë në psikozën e britanikëve. Në kuptimin më të ngushtë të saj, shpjegon idenë e një personi që blen për herë të parë një banesë, por modeste, dhe më pas një tjetër më të mirë, me rritjen e të ardhurave. Më gjerë, metafora shpjegon aspiratën e britanikëve për pronësi rezidenciale dhe jo vetëm apartament. Jetesa me qira, sipas këtij mendimi është thjeshtë një sallë pritje, ku njerëzit qëndrojnë para se të jenë gati të blenë një shtëpi.

Ngjitja e shkallëve dhe shmangia e problemeve si papunësia apo divorci, është një proces natyror i jetës.

Problemi është se politikëbërësit në Britani nuk janë për këtë fabulë. Pronësia e banesave arriti kulmin 20 vite më parë. Midis viteve 1961 dhe 2001, britanikët që u bënë pronarë shtëpie u rritën nga 40 në 70%. Nga atëherë vetëm ka rënë.

Raporti i çmimeve të banesave dhe fitimeve në Britani, sipas shifrave zyrtare është mbi 8, nga 4 që ishte deri në 1990-n. Vetëm të hipësh në shkallën e parë të të gjithë shkallës është shumë e vështirë. Vetëm 1/3 e të rinjve britanikë kanë një banesë deri në moshën 30 vjeç.

Edhe ata që hipin në shkallë, kanë pak gjasa të ngjiten më tej në vitet në vijim. Një raport i 2017-s gjeti se pronarët nuk po ndërronin më banesat e tyre prej 3 dekadash përshkak të përballueshmërisë dhe ngërçeve të kreditimit.

Shkallët e strehimit, me fjalë të tjerë ka skaduar prej kohësh. Ajo ekzistoi për shkak një set i caktuar me politika ekonomike krijoi hapësirë për të. Dhe çfarëdo të dëshirojnë britanikët, ato rrethana nuk kthehen më.

Faktori i parë që bëri të mundur ‘shkallën’ ishte rënia e normës së interesit dhe një akses më i gjerë në huatë për banesa. Bankat ishin të lumtura t’i jepnin borxh individëve më paga të larta. Atëherë borxhi i familjeve në raport me të ardhurat, që u shkaktua nga kreditë e banesave u rrit nga 60 në 180% deri në 2007-n. Kjo ishte epoka kur dështuan disa nga bannakt më të mëdha.

Një faktor tjetër ishte shitja e banesave që posedonte shteti në çmime më të ulta, që nisi në 1980-n nën skemën ‘e drejta për të blerë’. 1/10 e stokut shtetëror të banesve kaloi në duart e privatit në pak më pak se 10 vite. Gjë që ndodh njëherë në jetë.

Një popullsi në plakje ka po ashtu një rol në ofertën e banesave. Britanikët më të vjetër, ata që përfituan nga tregu i lirë imobiliar, po jetojnë më shumë se ç’pritej. Shtëpitë nuk rikthehen në treg aq shpejt sa ndodhte më parë.

Politikanët e Britanisë mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë, por trajta e tregut të banesave ka ndryshuar fundamentalisht. Tregu i qirave nuk është më një dhomë pritje, për disa ai është qëllimi. Në 2001-shin, 1/10 britanikë jetonin me qira, tani 1/5.

Më shumë se sa të shqetësohen për pronësinë, ata duhet të kenë në fokus nnjë agjendë që përmriëson sektorin e qirave. Ai është i fragmentuar. Futja e institucioneve të mëdha në këtë treg do ta ndihmonte.

Heqja e shkallës ka dhe implikimet e veta. Sot vetëm 30% e britanikëve kanë një kredi, ndryshe nga 45% në 1990-n. Lëvizjet e Bankës qendrore me normat e interesit, do të thohen që ndihen dhe rëndojnë njësoj por në më pak njerëz.

Ndryshimi i formës së tregut imobiliar është edhe një risk i madh fiskal për qeverinë.

Sistemi i mirëqenies në Britani është ndërtuar mbi supozimin e nënkuptuar se pensionistët ose do të kenë shlyer hipotekat e tyre dhe do të zotërojnë shtëpitë e tyre deri në kohën kur të dalin në pension ose do të jetojnë në banesa sociale të subvencionuara. Në vitin 2021 kishte pothuajse 1.2 milionë qiramarrës të sektorit privat në Angli të moshës 45-64 vjeç, një rritje prej 70% në krahasim me një dekadë më parë. Ndërsa fillojnë të dalin në pension gjatë dekadës së ardhshme, të ardhurat e tyre do të bien, por kostot e tyre të strehimit jo. Rezultati do të jetë një rritje e madhe e varfërisë së pensionistëve, një rritje e madhe në faturën e përfitimit të strehimit pasi qeveria subvencionon kostot e tyre të strehimit, ose, me shumë mundësi, një kombinim i të dyjave.

Shkallët e strehimit mund të kenë vdekur dy dekada më parë, por joshja e saj si metaforë mbetet. Kjo vazhdon të verbojë politikanët dhe votuesit britanikë ndaj realitetit të tregut të pronave. Në vend që të kthehen në një epokë të shkuar, politikanët britanikë duhet të pranojnë se ka më shumë për strehim sesa pronësi në shtëpi.

The Economist/Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë