Ngjarje

Shkaktuan 353 mln lekë dëm në buxhetin e shtetit me abuzimet në fondet e Rindërtimit. Burg për 5 punonjësit e bashkisë Rrogozhinë

Nga Gazeta 'SI' - Janë lënë në burg 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë, pasi akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar rreth 353 milion lekë dëm buxhetit të shtetit.

Prokuroria e Durrësit ka caktuar masën “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë, përkatësisht shtetasit me iniciale M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Nga hetimi ka rezultuar se pesë punonjësit e bashkisë, kanë kryer veprat penale “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” në te paktën 78 raste.

Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë