Ka ndodhur

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, prangoset ish-drejtori i Doganës së Fierit

Gazeta Si – Ish-drejtori i Doganës së Fierit, Arlind Lagji ësht arrestuar, pasi një ditë më parë aksidentoi një këmbësore me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet në ecje në përpjekje për t’u larguar me shpejtësi.

Policia tha se shtetasja I.S., dhe shtetasi B.C., ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë”, – njofton policia.

46-vjeçari, banues në Vlorë, akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë