Ka ndodhur

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje, prangoset 22-vjeçari Igli Medani

Igli Medani, 22-vjeç, është arrestuar në flagrancë pas aksidentit të rëndë që shkaktoi, aksident që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje në aksin rrugor Fier-Vlorë.
"I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”", thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë