Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve të rënë gjatë 24 orëve të fundit por edhe gjatë ditëve.
Në vend janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar.
Mbeten aktive vatrat në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur dhe në fshatin Spatharë, Skrapar, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 722 forca operacionale.
Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, dhe të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



