Gazeta Si – Shiu, ose më mirë furtuna, e reduktuan në një ‘time attack’ garën për ‘pole position’ të Çmimit të Madh të Brazilit. Provat zyrtare u mbyllën 5 minuta para kohe. Kohën më të mirë e arriti Maks Vershtapen, 294 të mijëtat përpara Leklerk, kështu që do të kemi një rresht të parë Red Bull-Ferrari të dielën.

E shtuna do t’i dedikohet e gjitha formatit Sprint, kualifikueseve dhe më pas garës. Në rreshtin e dytë do të jenë dy makinat Aston Martin të Lens Stroll dhe Fernando Alonso, një surprizë kjo.
Nga rreshti i 3-të do të nisen të dielën Ljuis Hemilton (+0.742 nga Vershtapen) dhe Xhorxh Rasëll (+0.863). Pas dy makinave Mercedes vijnë Lando Norris dhe Karlos Sainz. Spanjolli nuk mundi të ishte në lartësinë e shokut të skuadrës te Ferrari.
QUALIFYING CLASSIFICATION
— Formula 1 (@F1) November 3, 2023
Confirmation that Verstappen takes pole 💪
A good day for Aston Martin too – Stroll finishes P3, Alonso P4 👏#F1 #BrazilGP pic.twitter.com/sSDytpNkgF
Rreshti i 5-të për Serxhio Perez, që mund të justifikohet me faktin se në xhiron e shpejtë gjeti flamujt e verdhë për shkak të një rrotullimi te Oskar Piastrit. Meksikani nuk pati mundësinë të provonte sërish, sepse kualifikueset u mbyllën me flamurin e kuq për shkak të erës së fortë në Interlagos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.