Nga Gazeta ‘SI’ – Shitjet online në Shqipëri, janë rritur me 3.5% gjatë këtij viti. Sipas INSTAT, 28% e ndërmarrjeve vendase raportojnë shitje nëpërmjet porosive online.
Pjesa më e madhe e tyre lidhet me shërbimin delivery të ushqimit, që zë 48.2% të totalit, ndjekur nga aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe Teknike me 44.8 % dhe aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 43.3%.
Lidhur me këtë, ndërmarrjet në vend dëshmojnë se më shumë se 10% e xhiros vjetore ka ardhur nga shitjet online, 0.5% më shumë se në 2024-n.
Ndërsa vetëm 61% e bizneseve shqiptare kanë një faqe interneti (web), rreth 87% e tyre përdorin mediat sociale. Në vitin 2025, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100 % kompjuter me akses në internet dhe 99.4% e atyre me mbi 10 punonjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



