Nga Gazeta ‘Si’-Tregtia me pakicë ka shfaqur shenja gjallërimi në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga INSTAT indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti 124.3 duke shënuar një rritje prej 5.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 5.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të shkuar.
Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 5.7 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Grupet që kanë ndikuar më pozitivisht në këtë rritje janë “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me 2.4%, artikujt jo-ushqimorë me 2.1% dhe grupi i ushqimeve, pije dhe duhan me 1.3%.
Ndryshimi tremujor
Në tremujorin dytë të këtij viti, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 2.2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0.9 % krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.
Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht për grupin e artikujve jo-ushqimorë është rritur me 1.7 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.