Treg

Shitjet me pakicë në Eurozonë bien papritur teksa rriten infeksionet nga Covid

Shitjet me pakicë në Eurozonë kanë rënë në mënyrë të papritur, duke ngritur shqetësime për  ecurin e “shëndetit” të konsumatorit përpara një periudhe tjetër të infeksioneve Covid-19.

Të dhënat zyrtare treguan se  vëllimi  i shitjeve ra me 0.3 për qind në shtator, krahasuar me muajin e mëparshëm, të nxitur nga një rënie në produktet joushqimore, si mobiljet dhe biçikletat, si dhe në shitjet online.

Në të kundërt, shitjet në pikat e karburantit u rritën 1.1 për qind pasi u hoqën kufizimet dhe njerëzit u kthyen në zyrë dhe shkollë.

Shitjet e ushqimeve dhe pijeve u rritën gjithashtu në krahasim me muajin e kaluar, duke përmbysur tkurrjen disamujore pasi konsumatorët rritën shpenzimet në bare dhe restorante, të cilat nuk përfshiheshin në shitjet me pakicë

 Shifrat vijnë pasi rritja e infeksioneve Covid-19 në vjeshtë në shumicën e vendeve kërcënoi  besimin e konsumatorëve të cilët mendojnë  se mund ketë kufizime të reja.

Tkurrja u nxit nga Gjermania ku shitjet ranë 2.5 për qind, ndërsa Italia, Franca dhe Spanja regjistruan zgjerime të vogla. Kjo, së bashku me të dhënat zhgënjyese të prodhimit industrial gjerman, konfirmon se ekonomia gjermane ka rezultuar kryesisht nën performancën e ekonomisë së saj në tremujorin e tretë.

Pavarësisht tkurrjes, shitjet me pakicë në të gjithë eurozonën mbetën 4.4 për qind mbi nivelet e janarit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë