Treg

Shitjet e HM fundosen me 50% në tremujorin e dytë për shkak të pandemisë

Pandemia e koronavirusit dhe mbyllja e detyruar e dyqaneve ka pasur një ndikim të madh në llogaritë H&M. Shitjet e grupit të tekstilit suedez ranë me 50% në tremujorin e dytë fiskal (mars-maj), në shumën 28.664 milion korona suedeze (2,718 milion EUR), sipas asaj që njoftoi kompania të hënën. Gjatë kësaj periudhe, shoqëria është detyruar të mbaj të mbyllura deri në 80% të 5,000 dyqaneve të saj, shitjen e të cilave nuk mundi t’a kompensonte me rritjen e fortë të shitjeve në internet, me 36%.

H&M, si zakonisht, dha paraprakisht të dhënat e faturimit këtë të hënë, disa ditë para se të publikojë raportin e saj gjashtëmujor, më datën 26, kur do të raportojë pjesën tjetër të pasqyrës së të ardhurave. Siç pritej, shitjet kanë pasqyruar ndikimin e mbylljes së dyqaneve në pjesën më të madhe të botës nga masat e karantinës ndërsa pandemia e covid-19 përparon. Shitjet kanë rënë përgjysmë, një rënie brutale që, megjithatë, është disi më e mirë nga sa kishin parashikuar shumica e analistëve. 2,717,89 milion euro krahasuar me 5.449.6 milion në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kafshimi” i virusit në shitje është disi më i lartë se ajo e pësuar nga konkurrenti i saj kryesor, grupi spanjoll Inditex (Zara), i cili raportoi një rënie prej 44% javën e kaluar në tremujorin e parë të saj (shkurt-prill). Është e vërtetë që në rastin e Inditex, periudha përfshin muajin shkurt dhe gjysmën e parë të marsit, kur pandemia sapo kishte filluar të ndihej në Kinë dhe disa vende të Azisë. Në rastin e H&M, tremujori nuk përfshin ato muaj, raporti i H&M përfshin muajin maj, kur filluan disa masa hapëse në Evropë.

Në pjesën më të rëndë të tremujorit, në mes të prillit, shitjet e H&M u ulën në 70%, sipas një grafiku të lëshuar nga kompania. Në atë kohë, tregon grafiku, 80% e dyqaneve ishin të mbyllura. Diferenca midis dy përqindjeve është për shkak të shitjeve në internet, e cila vazhdoi të funksionojë në 48 nga 51 tregjet në të cilat është vepruar dhe që u rrit 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Grupi suedez thotë se “nga fundi i prillit e në vazhdim, H&M ka filluar të rihapë dyqanet gradualisht në shumë tregje”, megjithëse “ritmi i rikuperimit në shitje ndryshon shumë midis tregjeve të ndryshme”. Deri më sot, ajo mban të mbyllur rreth 900 nga 5,058 dyqane që ka në të gjithë botën. Sidoqoftë, normaliteti i ri nuk është i mjaftueshëm për të rikuperuar shitjet. Grupi vlerëson se në dy javët e para të korrikut shitjet të jenë akoma 30% më poshtë se ato të regjistruara vitin e kaluar në të njëjtat ditë.

*Burimi: El Pais/ Në Shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë