Futboll

Shitja e Newcastle kthehet në çështje diplomatike, gruaja e gazetarit të vrarë kërkon hetim

Bashkëshortja e Jamal Khashoggi ka publikuar një letër ku i kërkon drejtuesve të Premier League që të ndërpresin negociatat për shitjen e Newcastle te princi Mohammed Bin Salman që ofron 300 mln sterlina, duke thënë se përfundimi i marrëveshjes do të dëmtojë futbollin anglez dhe do ta bënte bashkëpunëtorë në “mbulimin” e vrasjes së gazetarit.

Në një letër të dërguar nga avokatët e saj, Hatice Cengiz sfidon autoritet të hetojnë nëse pranimi i ofertës prej 300 milion nga Fondi i Investimeve Publike Saudite (PIF), që kontrollohet nga Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman, është i pajtueshëm me statutin e Premier League, që ndalon një klub të kontrollohet nga një individ i cili është përshirë në sjellje që do të konsideroheshin si “shkelje” në Mbretërinë e Bashkuar.

Avokati i Cengiz, Rodney Dixon QC, tha: “Blerja e propozuar nuk është vetëm “biznes” për princin e kurorës dhe autoritetet saudite, por një përpjekje për të shmangur drejtësinë dhe Premier League rrezikon të kthehet në një kampionat të pavlerë nga personat që dëshirojnë të përdorin shkëlqimin dhe prestigjin e futbollit të Premier League për të mbuluar veprime që janë thellësisht të pamoralshme, dhe që janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe në kundërshtim me vlerat e Premier League dhe komunitetit botëror të futbollit. “

Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor, ditën kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të mos dalë më që andej. Faktet në terren dhe presioni ndërkombëtar në rritje kanë çuar në pranimin e vrasjes së gazetarit. Arabia Saudite është kritikuar shumë lidhur me të drejtat e njeriut brenda vendit, me Amnesty International që vë në dukje  burgosjen dhe torturimin e kritikëve të qeverisë dhe ekzekutimin e të tjerëve pas gjyqeve të padrejta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë