Gazeta Si – Milani është gjithmonë e më afër ‘Investcorp’. Bisedimet mes fondit nga Bahrejni dhe ‘Elliott’ kanë avancuar dhe duket se mbyllja e marrëveshjes është vetëm një hap larg. Brenda javës pritet që çdo gjë të jetë e përfunduar.
Ka sinjale pozitive nga të dyja palët, ndërkohë një ‘skuadër’ tjetër po punon që tani për një plan biznesi. Së pari duhet bërë një bilanc i klubit kuqezi dhe më pas do të fiksohet vlera e operacionit. Shifrat mbeten ato që janë bërë të ditura që në fillim, 1.1 miliardë euro.

Ky hap është parashikuar të bëhet shumë shpejt dhe pastaj do të procedohet me mbylljen e marrëveshjes. Firmat do të hidhen në fund të kampionatit, me qëllimin për të mos e shpërqendruar skuadrën në garën për titullin kampion.
Praktikisht, gjithçka është e përcaktuar dhe Milani do të kalojë në pronësinë e fondit ‘Investcorp’. Pronarët e rinj duan të investojnë fuqishëm për ta rikthyer Milanin mes 10 klubeve më të mira në botë, si në anën sportive, ashtu edhe sa u takon të ardhurave. Shumë gjëra do të varen nga projekti i stadiumit, ku Milani është në pritje të ‘ok’-it nga komuna.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




