Ka ndodhur

Shiti të njëjtin apartament disa herë, në pranga administratori i firmës në Tiranë

Gazeta Si – Një administrator i një firme ndërtimi është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për mashtrim me kontrata false.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi S.Sh., banues në Tiranë, me detyrë administrator i një firme ndërtimi.

Ai akuzohet se iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S.Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente.

Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ai ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.

Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë