Gazeta Si – Dy persona, A.O., dhe S.A.,, janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë falsifikuar rreth 60 bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime deri në 400 euro.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit të shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime shumë të larta, me anë të mashtrimit, që u godit ditën e djeshme, kanë vënë në pranga 2 nga shtetasit që ishin në hetim për këtë rast, konkretisht: A. O. dhe S. A., të dy banues në Tiranë. Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i kanë shitur ato me çmime deri në 400 Euro”, njoftoi policia.
Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




