Politike

“Shit-blerja” e votës, të gjithë mbështesin mesazhin e Kishës Katolike

Meta, Rama, ambasadorët e vendeve partnere në Tiranë dhe Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu bashkuan mesazhit të Kishës Katolike të Shqipërisë kundër shit-blerjes së votës.

“Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën tuaj dhe t’ju përzënë fëmijët nga Shqipëria, atdheu ynë i bekuar!”, shkroi Meta krahas shpërndarjes së mesazhit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

“Të shesësh votën është mëkat, po aq mëkat edhe ta blesh!”, tha Rama.

Mesazhi i fuqishëm i Konferencës Ipeshkvnore: “Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon”, shkruan Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim.

“Shpresojmë që më 25 prill gjithkush do të ushtrojë të drejtën dhe detyrën për të votuar duke pasur në mendje të mirën e përgjithshme, që është gjithashtu edhe qëllimi e objektivi i çdo aktiviteti politik”, shkruan Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë