Pas mesazhit të Kishës Katolike, edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë thirrje për një proces zgjedhore të qetë, të drejtë dhe të ndershëm.
Pasi kujton se ky Komunitet është asnjëanës sa i takon përkatësisë politike, në mesazhin e përcjellë theksi vihet tek shit-blerja e votës.
“Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. Vota është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!”, thuhet në mesazhin e KMSh.
Komuniteti Mysliman uron që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.
“Të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palëtI lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tonë”, mbyllet deklarata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.