Gazeta Si – Një 56-vjeçar, përgjegjës i Policisë Bashkiake, është arrestuar, pasi shiste ushqime dhe produkte të skaduara në një dyqan pranë një shkolle në Konispol.
Policia e Sarandës, tha se ka prangsur shtetasin N.A., ku nga verifikimet ka rezultuar se produktet ishin të kontrabanduara dhe shiteshin pa faturë.
Punonjësi i Policisë Bashkiake, mësohet se ka përdorur detyrën e tij, për të shmangur kontrollet në dyqanin e tij.
Policia gjatë kontrolleve ka sekuestruar produkt të ndryshme ushqimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




