Ka ndodhur

Shiste lëndë narkotike në sasi të mëdha, në pranga 39-vjeçari në Memaliaj

Gazeta Si – Një 39-vjeçar me iniciale S.B., banues në Memaliaj në Tepelenë, është vënë në pranga pasi siguronte sasi të konsiderueshme lëndë narkotike kanabis sativa dhe klientët që e blinin, e shisnin atë më pas në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia i gjeti sasi kanabis, një aparat celular, një shumë parash prej 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Të gjitha u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë