Ka ndodhur

Shiste kokainë, arrestohet 53-vjeçari në Korçë

Një 53-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi shpërndante kokainë në qytet.

Policia i ka gjetur në banesë shtetasit Ardit Horanlli, kokainë, peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 53 vjeç (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë