Ka ndodhur

Shiste kokainë, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër. I sekuestrohen edhe para

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi u kap duke shitur kokainë, ndërsa nga kontrolli që iu bë banesës së tij u gjetën sasi të ndryshme lëndësh narkotike të ndarë në doza gati për shitje.

Policia thotë se ka përfunduar në pranga shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj 30-vjeçarit, policia i ka gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 lekë të rinj dhe 80 euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë