Gazeta Si – Një sasi lëndësh piroteknike janë sekuestruar nga policia në Roskovec. Fishekzjarret tregtoheshin në një dyqan në lagjen nr.2 të qytetit.
Sipas policisë, këto lëndë piroteknike dyshohet se janë të kontrabanduara dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.
Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë pronarin e dyqanit, A.K. 37 vjeç banues në Roskovec. Në dyqanin e tij u sekuestruan disa kuti me fishekzjarre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




