Ka ndodhur

Shiste drogë në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari. Në shtëpi i gjenden 2.1 kg kanabis

Gazeta Si - Një 31-vjeçar është arrestuar, pasi shiste drogë nëpër zona të ndryshme të Tiranës.

Policia tha se në banesën e tij, u sekuestruan 2.1 kg kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal dhe një aparat celular.

31-vjeçari nga Tirana akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë