Ka ndodhur

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Gazeta Si – Një 49-vjeçar u arrestua në fshatin Buçimas të Pogradecit në kuadër të operacionit policor të koduar “Veprimtaria”.

Gjatë kontrollit të lokalit të tij, u gjet një sasi kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq, nisi procedimi penal për një 15-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjet një sasi e vogël kanabisi, të cilën ia kishte shitur 49-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë