Ka ndodhur

Shiste drogë, 39-vjeçari kapet në makinë me 10 mijë euro

Gazeta Si – Policia e Beratit ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike.Në pranga është vënë Y. H., 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit është ndaluar, në lagjen “Barrikada”, teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet,

Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë