Ka ndodhur

Shisnin mallra kontrabandë dhe fshihnin të ardhurat, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të kontrabandimit të mallrave, ndërsa ka arrestuar një 34 vjeçar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtoren e tij.

Policia tha se i ndaluari dhe 29-vjeçarja në kërkim, magazinonin mallra të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre.

U sekuestrua mallra (veshje, çanta) të kontrabanduara me vlerë 25 000 euro. Policia ushtroi kontroll në banesën e 29 vjeçares në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku gjeti veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29 vjeçarja bashkëpunonte me 34 vjeçarin për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë