Ka ndodhur

Shisnin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, në pranga dy të rinj

Gazeta Si – Dy të rinj që shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës kanë rënë në prangat e policisë.

Të arrestuarit janë 21 vjeçari me inicialet  E. B., dhe 24 vjeçari  H. C.,  të dy banues në Tiranë. Kapja e tyre u bë e mundur falë operacionit policor të koduar “Stacioni i fundit”.

 Në rrugën “Isuf Elezi”, policia ka lokalizuar automjetin ku ndodheshin dy të rinjtë.

21-vjeçarit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. 

Lënda narkotike i përkiste shtetasit 24-vjeçarit dhe dyshohet se ai do kryente transportin e saj.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale të kryera nga këta shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë