Gazeta Si – Në Durrës policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave që shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave të Kavajës.
Në total janë identifikuar 15 persona që merreshin me këtë veprimtari kriminale, ndërsa janë arrestuar 13 prej tyre.
Të arrestuarit:
R. Gj., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;
R. D., 29 vjeç, banues në Kavajë;
E. D., 22 vjeç, banues në Kavajë;
R. L., 25 vjeç, banues në Kavajë;
R. K., 19 vjeç, banues në Kavajë;
A. Sh., 23 vjeç, banues në Kavajë;
R. Sh., 21 vjeç, banues në Kavajë;
E. M., 29 vjeç, banues në Kavajë;
B. B., 33 vjeç, banues në Kavajë;
S. A., 25 vjeç, banues në Kavajë;
K. V., 52 vjeç, banues në Kavajë;
B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Synej;
A. Xh., 38 vjeç, banues në Kavajë.
Të arrestuarit shpërndanin kokainë dhe kanabis pranë ambienteve të shkollave duke pasur si blerës kryesorë nxënës nën moshë.
Gjatë operacionit u zhvilluan kontrolle në banesat e të arrestuarve ku në total u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 doza kokainë, 620 doza kanabis, 3 silenciatorë, jelekë antiplumb dhe 19 celularë e pajisje për modifikimin e armëve.
Gjithashtu policia shpalli në kërkim 32 vjeçarin B.D ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për të riun N.M për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




