Gazeta Si – Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se të arrestuarit janë një 35 vjeçar me iniciale M.Ç., të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Gjithashtu i arrestuar është edhe një 37 vjeçar banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kannabis sativa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



