Ka ndodhur

Shisnin drogë në shkollat e Burrelit, arrestohen 2 të rinjtë. Sekuestrohet kanabis

Një tjetër rast i shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave është goditur nga Policia, ndërsa kësaj here bëhet fjalë për në qytetin e Burrelit.

Dy të rinj janë vënë në pranga pasi ishin bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e kanabisit te nxënësit në shkollat e Burrelit.

Bëhet fjalë për Xhesildo Canameti, 24 vjeç, si edhe Erald Kolën, 31 vjeç. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale 'Falsifikimi i monedhave'.

Dy të rinjtë u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, iu gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, iu gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte ambalazhuar në dy kavanoza qelqi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për  identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë