Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Korçë të akuzuar për shitje të kokainës dhe kanabisit në doza. Siç njofton policia, dy prej të arrestuarve janë çift bashkëshortësh dhe një i tretë me precedent të mëparshëm penal.
Të arrestuarit janë identifikuar si Olger Shullëri, Zini Çiço dhe J. Çiço. Gjatë kontrolleve të kryera, policia gjeti në parukerinë e 43 vjeçares dhe në makinën e bashkëshortit të saj kokainë në doza. Ndërsa në banesën e tyre efektivët gjetën kanabis edhe 2 peshore elektronike.
Lënda narkotike, 2 automjete, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale u sekuestruan si provë materiale.
Mësohet se sasi të lëndës narkotike janë gjetur në automjetin e njërit prej tyre, në banesat e secilit dhe po ashtu në parukerinë e 43 vjeçares.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.